Veliu ironizon me Kurtin: Edhe kur dikush mendon se nuk mundesh, ti mundesh

Qeveria Hoti mori besimin e deputetëve të Kuvendit. Me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim, të mërkurën është votuar Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Me votimin e kësaj qeverie, Agim Veliu, i është rikthyer postit të ministrit të Punëve të Brendshme, ndërsa ka thënë që sipas tij, këtë rezultat e ka sjell rrjedha politike.

“Unë kam pasë një agjendë një program, sa i takon disa punëve dhe çështjeve që i kam pasë filluar dhe sigurisht do të vazhdoj të punoj në përmbushje të programit të Qeverisë së Re”.

Veliu ka thënë se nuk e konsideron këtë si revansh ndaj askujt.

“Në politikë jam moti dhe nuk punoj me inate me revanshe. Punoj në zbatim të politikave të subjektit që i takoj. Ata e kanë përdodur si një lloj revanshi ndaj meje, pasi e kanë thënë disa herë që nuk duhet të merrem me atë punë. Jeta është e gjatë, edhe kur dikush mendon që nuk mundesh, ti mundesh”.