Veseli ngushëllon familjet e minatorëve, kërkon hetim për rrethanat e vdekjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve që hubën jetën në minierën e Artanës.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka kërkuar hetim për rrethanat e vdekjes së minatorëve.

Dekkarata e plotë e Kadri Veselit:

Ngjarje e rëndë tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre.

Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmëve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje.

Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie.