Volkswagen pëson rënie rekord prej 81 për qind

Volkswagen Group shënon rënie rekord prej 81.4%.

Ndikimi i Covid19 ka lënë pasoja edhe në teknologji në një ndër markat më të njohura Volkswagen Group me qendër në Gjermani shënoi rënie të ndjeshme me 81.4 për qind në 904 milionë euro (1 miliard dollarë) ndër vite në tremujorin e parë të vitit 2020, për shkak të ndikimit të COVID-19 ndaj ekonomisë.

Porositë e klientëve të grupit ranë me 23 për qind në 2 milionë njësi ndërsa prodhimi i automjeteve ra me 24.8 për qind në 1.99 milionë njësi dhe shitja e automjeteve me 25 për qind në 1.94 milionë njësi, njoftoi gjiganti i automjeteve.

Gjithashtu është regjistruar rënie edhe tek numri i personelit të grupit me 0.2 për qind.

Shefi financiar i grupit Frank Witter në një deklaratë për mediat u shpreh se: “Pandemia globale e COVID-19 pati një ndikim të madh në biznesin e volkswagen në tremujorin e parë”

“Ne kemi ndërmarrë një numër kundërmasash për të ulur kostot dhe për të siguruar likuiditetin dhe vazhdojmë të pozicionohemi fuqishëm në aspektin financiar”, shtoi Witter.

Të ardhurat nga shitjet e grupit, i cili është pronar i disa markave përfshirë Audi, Seat, Skoda, Bentley, Bugatti, Lamborghini, Porsche, Ducati, Scania dhe Man, ranë në 8.3 për qind në 55 miliardë euro në periudhën janar-mars, nga 60 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.