Zbulohet arsyeja pse iPhone 12 mund të jetë më i shtrenjtë

iPhone 12 mund të jetë më i shtrenjtë për shkak të 5G-së.

Gama e iPhone 12 është e garantuar të jetë e shtrenjtë, por shumë lajme në internet kishin sugjeruar që çmimi fillestar i modelit 5G të iPhone 12 mund të jetë 649 dollarë (575 euro). Sidoqoftë, tani duket se mund të jetë shumë më tepër se kaq.

Sipas analistit Jeff Pu, iPhone 12 me 5.4 inç në të vërtetë do të fillojë me 749 dollarë (660 euro). Mund të parashikojmë që nëse ai çmim është i duhur, në Evropë ky telefon i mençur do të kushtonte më shumë se aq, transmeton Telegrafi.

Ky çmim megjithatë do të ishte 100 dollarë më shumë sesa thashethemet e mëparshme, dhe 50 dollarë më shumë se çmimi fillestar i iPhone 11.

5G dhe OLED shihen si fajtorë

Atëherë pse çmimi është më i lartë? Pu pretendon se është për tu fajësuar rrjeti 5G dhe një ekran OLED.

Ne kemi parë që 5G rrit çmimet e telefonave të tjerë, kështu që sigurisht që kjo është e mundur edhe te iPhone.